BOTA /

VIDEO/ Macron viziton ushtarët në Emiratet e Bashkuara dhe stërvitet me ta

Macron njoftoi se Franca do të blejë aeroplanmbajtëse të tjera.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Macron viziton ushtarët në Emiratet e Bashkuara dhe
Macron duke u stërvitur me ushtarët francezë

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë çdo vit që nga viti 2017, ndërsa afrohet sezoni i festave të Krishtlindjeve.

Përveçse vizitoi ushtarët Macron edhe u stërvit dhe vrapoi me ta përpara se të gjithë së bashku të konsumonin një vakt të gatuar nga shefi i kuzhinës së Elizesë. Gjithashtu Macron njoftoi se Franca do të blejë një aeroplanmbajtëse të gjeneratës së re.

Forcat franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe kontribuojnë në mbikëqyrjen e zonave strategjike, mbështetjen e operacioneve kundër terrorizmit dhe stabilizimin rajonal. Ato demonstrojnë dëshirën e Francës për të ruajtur kapacitetin autonom për të vlerësuar dhe vepruar në një mjedis ndërkombëtar të paqëndrueshëm. Versus.al

Poll