AKTUALITET /

Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, reagon për herë të parë Kristian Boçi: Kurrë s’i kam hy në hak vendit tim

Shkruar nga B.SH

Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, reagon për herë

Kristian Boçi ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës i sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të cilat dyshoeht se burojnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës jashtë vendit.

Në një status të tij Boçi shkruan se nuk I ka hurrë kurrë në hak vendit të tij as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste me asgjë që e cënon ligjin.

Boçi shton më tej se ka ndarë dhe kafshatën e fundit me njerëzit në nevojë.

Postimi i Kristian Boçit:

Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb.

Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska.

Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim.

E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty.

Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë

Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë.

 

Poll