AKTUALITET /

Protesta e PD, 4 qytetarë në burg, 7 nën hetim! Procedohet penalisht edhe zyrtari demokrat (EMRI)

Shkruar nga Versus

Protesta e PD, 4 qytetarë në burg, 7 nën hetim! Procedohet

Tre policë mbetën të lënduar nga incidentet e ndodhura mbrëmë para kryeministrisë ku për 2 orë Partia Demokratike protestoi duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Më herët policia njoftoi se si pasojë e veprimeve me hedhjen e molotovëve para godinës së qeverisë, 4 protestues janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe një 16 vjeçar.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht edhe sekretarin Organizativ të PD, Ervin Minarollin duke e akuzuar se nuk ka zbatuar detyrimet për të identifikuar personat përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundraligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Versus.al

Poll