BOTA /

“Përdorimi i trupave tokësorë në Iran do të ishte humbje kohë”, Trump: Ata kanë humbur gjithçka që kishin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vendosja e trupave tokësore amerikane në Iran do të ishte një “humbje kohe”, duke theksuar se Teherani tashmë ka humbur shumë nga kapacitetet e tij ushtarake.

Shkruar nga Versus

“Përdorimi i trupave tokësorë në Iran do të ishte

Vendosja e trupave tokësore amerikane në Iran nuk do të ishte gjë tjetër veçse një “humbje kohe”, tha mbrëmë në një intervistë telefonike me NBC News presidenti amerikan, Donald Trump duke e konsideruar të panevojshme masën.

“Kjo është një humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Ata kanë humbur marinën e tyre. Ata kanë humbur gjithçka që mund të humbnin”, tha ai.

Kur iu kërkua të komentonte deklaratën e Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi se çdo operacion tokësor i SHBA-së në tokën iraniane do të ishte një “katastrofë” për Uashingtonin, Trump kundërshtoi duke thënë se ishte një “koment i padobishëm”.

Më parë, Araghchi tha gjithashtu në NBC News se Teherani është i përgatitur “për çdo eventualitet, madje edhe një zbarkim trupash”.

“Ne po i presim ata. Jemi të bindur se do të jemi në gjendje t’i përballemi dhe se do të jetë një katastrofë për ta”, theksoi Ministri i Jashtëm iranian./Versus.al

Poll