POLITIKË /

"Kush e ka bo, hallall", Rama 'shkrihet' së qeshuri me videon e tij të krijuar me IA ku shfaqet me taka e fund

Shkruar nga Versus

"Kush e ka bo, hallall", Rama 'shkrihet' së qeshuri me

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vijuar me reagimet e tij kundrejt memeve të përgatitua nga ana e protestuesve. Ndërsa këtë herë ka shpërndarë një video të gjeneruar me IA ku veprimet e tij përgjatë takimit të djeshëm në Elbasan, i janë bashkangjitur një trupi tjetër.

Megjithatë, Rama duket se e ka pëlqyer këtë krijim të Inteligjencës Artificiale dhe e ka ripostuar në profilin e tij zyrtar në Instagram duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur dhe me fjalët “kush e ka bo hallall”.

Ndërsa nga ana tjetër komentuesit nuk kanë lënë pa komentuar këtë veprim të Ramës duke e konsideruar tejet të çuditshëm. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll