Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Paskuqan të Kamzës, ku një 27 vjeçar i identifikuar si Ardian Baloshi është ekzekutuar me armë zjarri nga Sadik Llanaj. *Autori ka shkuar me një automjet tip “Benz” në rrugën “Dervish Luzha” ku i riu po ecte së bashku me persona të tjerë dhe ka hapur zjarr drejt tij. *Pas ngjarjes, personat që ndodheshin me të ndjerin e dërguan në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. *Uniformat blu përsërisin thirrjen që qytetarët të mos përpiqen ta ndalojnë apo përballen vetë me të dyshuarin, por të njoftojnë menjëherë policinë në numrin celular të dedikuar 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.
Detaje nga vrasja në Paskuqan, gjenden 10 gëzhoja në vendngjarje! Ardian Baloshi u qëllua me breshëri, plumbi në kokë rezultoi fatal për jetën!

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit Ardian Baloshi për të cilën policia ka shpallur në kërkim dhe po kërkon shtetasin Sadik Llanaj.
Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja armë zjarri.
Për pasojë, 27-vjeçari Ardian Baloshi është prekur nga një plumb në kokë, goditje e cila rezultoi fatale për jetën e tij.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se shënjestër e këtij sulmi me armë nuk ka qenë vetëm 27-vjeçari.
Autori i dyshuar ka gjurmuar dhe ka qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të shokut të Ardian Baloshit, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes.
Fatmirësisht, ky i fundit ka mundur t’u shpëtojë breshërive të plumbave pa pësuar lëndime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për çdo informacion të saktë që çon në prangosjen e Sadik Llanajt. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe dyshohet se qarkullon i armatosur.
FOTO/ Vrasja në Paskuqan, policia publikon foton e autorit dhe ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion: Mos ndërhyni, është i rrezikshëm!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka intensifikuar operacionin për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me autoritetet për lokalizimin e tij.
Për çdo informacion të vlefshëm që çon në arrestimin e të dyshuarit, policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh.
Në një apel urgjent drejtuar banorëve të Kamzës dhe zonave përreth, policia, teksa ka publikuar foton e autorit, thekson se 39-vjeçari Sadik Llanaj, i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se mund të jetë ende i armatosur.
Për këtë arsye, qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim individual në rast se e konstatojnë ose kanë dijeni për vendndodhjen e tij.
Sipas autoriteteve, kërkimet për kapjen e Llanajt po zhvillohen me intensitet të lartë dhe përfshijnë një numër të madh forcash policore. Në operacion janë angazhuar efektivët e RENEA, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Kontrollet po zhvillohen në disa zona të dyshuara, ndërsa hetuesit po punojnë për të siguruar çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e të kërkuarit.
Ngjarja që tronditi Kamzën ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e rendit, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e krimit dhe për të siguruar provat e nevojshme për procedimin penal të autorit të dyshuar.
Në kuadër të operacionit, Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një linjë të dedikuar komunikimi, duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit për çdo person që jep informacion. Autoritetet theksojnë se çdo e dhënë, edhe nëse duket e parëndësishme, mund të rezultojë vendimtare për lokalizimin e 39-vjeçarit.
Uniformat blu përsërisin thirrjen që qytetarët të mos përpiqen ta ndalojnë apo përballen vetë me të dyshuarin, por të njoftojnë menjëherë policinë në numrin celular të dedikuar 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.
Ndërkohë, operacioni për kapjen e Sadik Llanajt vijon pa ndërprerje, ndërsa policia mbetet në gatishmëri të plotë deri në arrestimin e tij dhe vënien përpara drejtësisë për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi.Versus.al
Vr*sje me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas lojës në kalçeto! Policia publikon foton e autorit dhe ofron 10 mijë euro kush jep informacion
Të shtëna me armë në Kamëz, një person vr*tet pas sherrit në kalçeto (EMRI)

Tiranë- Një person ka humbur jetën në spitalin e Traumës ku u paraqit për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Dervish Luzha" në Paskuqan. Viktima është Ardian Baloshi. Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive banale pas një loje në kalçetos.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin Sadik Llanaj. Versus.al

