Live Updates /

“Projekti i Zvërnecit do të bëhet”, Rama nuk tërhiqet nga vendimi: Protestat me agjendë të organizuar nga pas, po dëmtohet turizmi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij mbajtur gjatë podkastit “Flasim” tha se projekti i Zvërnecit do të bëhet pasi do të sjellë zhvillim të madh për zonën dhe ekonominë e vendit. Ai i bëri thirrje protestuesve të mos ndjekin agjendën e organizatorëve të tubimeve pasi luhen interesa që nuk ndihmojnë vendin. Rama tha se Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në dekadën e fundit sa i përket ruajtjes së pasurive natyrore, duke kujtuar se 10 vite më parë zonat e mbrojtura ishin të pambrojtura dhe të ekspozuara ndaj shfrytëzimit të pakontrolluar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij mbajtur gjatë podkastit “Flasim” tha se projekti i Zvërnecit do të bëhet pasi do të sjellë zhvillim të madh për zonën dhe ekonominë e vendit. Ai i bëri thirrje protestuesve të mos ndjekin agjendën e organizatorëve të tubimeve pasi luhen interesa që nuk ndihmojnë vendin. Rama tha se Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në dekadën e fundit sa i përket ruajtjes së pasurive natyrore, duke kujtuar se 10 vite më parë zonat e mbrojtura ishin të pambrojtura dhe të ekspozuara ndaj shfrytëzimit të pakontrolluar.

3 Postime
2 ORE ME PARE

"Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin", Rama u përgjigjet kritikëve për projektin e Zvërnecit: Kemi zgjeruar zonat e mbrojtura

“Projekti i Zvërnecit do të bëhet”, Rama nuk

Në podkastin e së dielës “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për projektin e investimit në Zvërnec, duke mbrojtur politikat e qeverisë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Rama tha se Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në dekadën e fundit sa i përket ruajtjes së pasurive natyrore, duke kujtuar se 10 vite më parë zonat e mbrojtura ishin të pambrojtura dhe të ekspozuara ndaj shfrytëzimit të pakontrolluar.

“Flamingot jo vetëm që vriteshin, por edhe haheshin. Zonat e mbrojtura ishin tokë pa zot dhe shumë prej pasurive natyrore ishin pre e babëzisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama theksoi se ndërhyrjet e qeverisë kanë bërë të mundur zgjerimin e zonave të mbrojtura në 25 për qind të territorit të vendit, ndërsa përmendi edhe ndalimin e projekteve hidroenergjetike në lumin Vjosa, të cilat sipas tij do të kishin ndryshuar përgjithmonë ekosistemin e zonës.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu faktin që Shqipëria ka marrë kryesimin e procesit Forest Europe, duke e konsideruar këtë si një tregues të besimit dhe vlerësimit ndërkombëtar për politikat mjedisore të vendit. 

Një tjetër zhvillim të rëndësishëm, Rama e cilësoi përfshirjen e Liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s, duke e quajtur atë një lajm të madh për Shqipërinë dhe për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Sipas tij, ky është një dëshmi se vendi po arrin të balancojë zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e mjedisit, ndërsa kritikoi qasjet që, sipas tij, e shohin zhvillimin dhe konservimin si procese të papajtueshme.

“Zgjidhja nuk është ose të konservosh, ose të ndërtosh. Sfida është t’i harmonizosh të dyja, në mënyrë që burimet natyrore të shërbejnë edhe për rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, deklaroi Rama.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur projekti i investimit në Zvërnec ka shkaktuar debate dhe reagime nga grupe të ndryshme mjedisore, të cilat kanë shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm në ekosistemin e zonës.Versus.al

3 ORE ME PARE

“Delirantë që lidhin flamurin në fyt, influencera që s’paguajnë kokërr leku taksë”, Rama mesazh protestuesve: Projekti i Zvërnecit do të bëhet, por po dëmtoni turizmin

“Projekti i Zvërnecit do të bëhet”, Rama nuk

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me mesazhin e tij drejtuar protestuesve që kanë mbushur rrugët e vendit duke u zgjeruar dhe në kryeqytete të tjera të botës, kundër projektit të Zvërnecit.

Rama duke theksuar se ky projekt do të bëhet, sulmoi disa prej protagonistëve të protestës.

“Ka një turmë në bulevard, një turmë shumë biodiverse, që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku takes”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se kjo situatë po ndikon keq në turizëm ku sipas tij kanë nisur anulimet e para në Sarandë.

“Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë”, vijoi më tej Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës në podkastin “Flasim”

Po, ndërkohë, mos harroni që ka një mundësi shumë të madhe që gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media, nëpër rrjete online, ndryshe nga çfarë është realiteti këtu, që ka një turmë në bulevard, një turmë shumë biodiverse, që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku taksë.

Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem.

Por kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit.

Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë.

Në ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Takimi me banorët e Zvërnecit, pozitive”, Rama në podkastin “Flasim”: Agjendë e organizuar në rrjetet sociale, nuk ka lidhje me mjedisin dhe zogjtë shqiptarë

“Projekti i Zvërnecit do të bëhet”, Rama nuk

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit të radhës këtë të diel, “Flasim”, u ndal tek zhvillimet e kësaj jave që lidhen me projektin turistik në Zvërnec.

Rama tha se nga takimi me banorët e zonës, pa interesim prej tyre për projektin, ndërsa protestat që po mbahen në Tiranë i quajti të orkestruara sipas një agjende që ka interesa të ndryshme dhe nuk lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Pjesë nga fjala e Ramës

Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, një takim që vlen shumë më shumë se cdo ulërimë e zhurmë, dhe cdo kujë e shqetësim, manipulim, falsifikim, spekulim nga corba e ditëve të fundit. Aty takova njerëz që u fyen nga flamengot online sikur u mblodhën me zor, ata janë njerëz që kanë interesa aty, që mbajnë familjet aty, nuk vajta të takoja njerëzit që janë aty që e kanë interesin të drejtpërdrejtë, qoftë për pronën dhe qoftë për të drejtën që të jenë pjesëmarrës në këtë process dhe ajo që dëgjova prej tyre nuk ishte surprizë dhe ishte ekrejt ndryshe nga ajo që dëgjoj përditë. Në fund gjithcka ishte pozitive, në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre që ky investim të ndalet. Përkundrazi, aman mos të ndalet.

Lidhur me atë cpo ndodh, gjithë kjo lukuni videosh, gazetarë e media ndërkombëtare që bëjnë si të interesuar nuk e kanë me zogjtë shqiptarë, kanë agjendën e vet. Disa e kanë me Izraelin që u fut kot fare në këtë mes, disa me presidentin Trump, disa e kanë se nuk duan që Shqipëria të ketë investime, me 4 mld euro. Por ndërkohë mos harroni se ka një mundësi shumë të madhe se këto rrëmuja që dalin në media, rrjetet online, ndryshe nga si është realiteti

 

Poll