
Ditën e sotme, protesta kundër projektit turistik të Zvërnecit është duke u zhvilluar në kryeqytete evropiane, Bruksel e Londër e gjithashtu një tubim i njëjtë është parashikuar dhe në Paris.
Për të dytën ditë radhazi, dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, në një protestë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.
Protestuesit kanë dalë me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe që kërkojnë mbrojtjen e mjedisit, si dhe më shumë transparencë mbi projektet e planifikuara në këtë zonë bregdetare.
Tubimi në Londër është pjesë e një vale protestash të organizuara nga diaspora shqiptare në disa vende të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të kauzës për Zvërnecin.
Sipas pjesëmarrësve, qëllimi i këtyre tubimeve është rritja e ndërgjegjësimit publik për ndikimin e mundshëm të projektit në mjedis, si dhe kërkesa për transparencë më të madhe mbi zhvillimin e investimit.
Ata theksojnë se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj çështjes së Zvërnecit.Versus.al

