AKTUALITET /

I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin i ekstraduar nga Italia

Kolaveri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për dyshimet se është i përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2020 në Burrel, e cila lidhet me vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së shtetasit Klevis Lleshi.

Shkruar nga Versus

I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, GJKKO

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar më herët në mungesë për shtetasin Sajmir Kolaveri, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Italia drejt Shqipërisë.

Kolaveri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për dyshimet se është i përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2020 në Burrel, e cila lidhet me vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së shtetasit Klevis Lleshi.

Sipas dosjes hetimore, ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë “vrasje për gjakmarrje”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “organizata kriminale”.

Kolaveri dyshohet gjithashtu se ka lidhje familjare me Aurel Hoxhën, i shpallur gjithashtu në kërkim nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit.

Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, Kolaveri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Pas shqyrtimit të materialeve të paraqitura nga prokuroria, gjykata vendosi të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë. Versus.al

Poll