AKTUALITET /

Zgjedhjet e treta në 16 muaj/ KQZ: Rreth 8% e qytetarëve kanë votuar deri në mesditë, Prishtina kryeson për pjesëmarrjen

Procesi zgjedhor po zhvillohet në 949 qendra votimi dhe 2.550 vendvotime në të gjithë Kosovën

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e treta në 16 muaj/ KQZ: Rreth 8% e qytetarëve kanë

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 7.98% deri në orën 11:00. Nga mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, votën e kanë hedhur 156.474 persona.

Prishtina kryeson për nga numri i votuesve, me 24.948 qytetarë që kanë marrë pjesë në proces deri në këtë orë. Pas saj renditen Prizreni me 11.355 votues, Ferizaj me 10.987, Peja me 9.313, Gjilani me 9.111, Gjakova me 8.893, Mitrovica e Jugut me 6.703 dhe Vushtrria me 6.237 votues.

Procesi i votimit po zhvillohet në 949 qendra votimi dhe 2.550 vendvotime në të gjithë Kosovën.Versus.al

Poll