AKTUALITET /

Sot ditë zgjedhjesh në Kosovë, policia aksion në veriun e Mitrovicës, gjen armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është regjistruar më 07.06.2026, pasi njësitë policore gjatë detyrave të rregullta kanë pranuar informacion se në objektin në fjalë mund të fshiheshin armë

Shkruar nga Versus

Sot ditë zgjedhjesh në Kosovë, policia aksion në veriun e

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një operacioni në rajonin e veriut janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mala Jabuka, në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është regjistruar më 07.06.2026, pasi njësitë policore gjatë detyrave të rregullta kanë pranuar informacion se në objektin në fjalë mund të fshiheshin armë.

Menjëherë pas informimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe gjatë kontrollit ka zbuluar dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 422 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek të kalibrit 9×19 mm, si dhe dy granata-hedhës (tromblon). Në objekt është gjetur gjithashtu edhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.

Policia ka bërë me dije se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar personat e mundshëm të përfshirë dhe për të sqaruar origjinën e armëve të sekuestruara.Versus.al

Poll