Çfarë do të gjeni në brendësi
Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku mbi 2 mln qytetarë të saj me të drejtë vote do të zgjedhin parlamentin e ri. Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 07:00. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e votuesve përfshin 2.092.174 shtetas. Zgjedhjet e parakohshme organizohen pas dështimit të Kuvendit për të gjetur konsensusin për zgjedhjen e presidentit
E pazakontë në Mitrovicën e Veriut, votuesja serbe paraqitet me vello nusërie në qendrën e votimit

Një ngjarje e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë procesit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku një votuese është paraqitur në qendrën e votimit “Sveti Sava” me vello nusërie në kokë.
Gruaja me origjinë serbe ushtroi të drejtën e saj të votës e veshur me duvak, duke u kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara të ditës së zgjedhjeve. Pamjet e saj janë publikuar nga mediat vendase dhe kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe nga Prishtina, Gjakova, Peja, Podujeva, Suhareka, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Skenderaj dhe Prizreni raportohen kushte normale votimi dhe një atmosferë e qetë në vendvotime.
Megjithatë, në shumicën e qendrave është vërejtur një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve gjatë orëve të para të procesit.Versus.al
“Pa qytetarët s’ka demokraci”/ Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani voton në Hajvali të Prishtinës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti, ka votuar në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës.
Osmani është kandidate për presidente nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës
"“Jemi në heshtje zgjedhore, por normalisht jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim kombëtar mundësinë për të kontribuar në çdo proces zgjedhor, sepse kjo është shumë me rëndësi, sepse pa ta s’ka demokraci, dhe jam tepër mirënjohëse për gjithçka që bëjnë për këtë vend dhe nuk e ndalin kurrë kontributin”, ka deklaruar Osmani për mediat.Versus.al
Zgjedhjet në Kosovë, pas votimit Albin Kurti u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë

Pas votimit, Kurti e cilësoi 7 qershorin si një ditë të bukur dhe të rëndësishme dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime.
Ai u sugjeroi votuesve të verifikojnë paraprakisht vendvotimin në faqen e KQZ-së, duke theksuar se “sot vendosin ata që votojnë”.
Mbi 2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në Kosovë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e votuesve përfshin 2.092.174 shtetas, ose 15.884 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Nga ky numër, 1.959.962 qytetarë votojnë brenda Kosovës, ndërsa 132.212 janë regjistruar për të votuar jashtë vendit. KQZ bën të ditur se 22.685 qytetarë do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.
Procesi zhvillohet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime, ndërsa diaspora ka votuar një ditë më parë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme organizohen pas dështimit të Kuvendit për të gjetur konsensusin për zgjedhjen e presidentit.
Këto janë zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë të parakohshme më 28 dhjetor.
Të parat dështuan të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave, shumicën më të madhe në Kosovën shtet, nuk sollën marrëveshje për presidentin, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.Versus.al
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, mbi 2 mln qytetarë me të drejtë vote të regjistruar në KQZ, 100 prokurorë zbresin në terren


