AKTUALITET /

Vrau efektivin e policisë Enea Mekolli, Gjykata e Korçës lë në burg Violand Braçellarin, i komunikohet vendimi në spital

Sipas vendimit, ndaj Violand Braçellari u dha masa e sigurisë “arrest me burg”. Enea Mekolli, vetëm 34-vjeç, babai i një vogëlushi të vogël, ra dëshmor i atdheut në orët e para të mëngjesit të 4 qershorit, gjatë një operacioni policor për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari

Shkruar nga Versus

Vrau efektivin e policisë Enea Mekolli, Gjykata e Korçës

Autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është lënë në burg.

Sipas vendimit, ndaj Violand Braçellari u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca gjyqësore u mbajt nga Spitali i Traumës, nga aty ku iu komunikua edhe vendimi.

Enea Mekolli, vetëm 34-vjeç, babai i një vogëlushi të vogël, ra dëshmor i atdheut në orët e para të mëngjesit të 4 qershorit, gjatë një operacioni policor për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.

Në përpjekje për të vënë në pranga një të arratisur nga drejtësia, plumbat i morën jetën policit 34-vjeçar, duke i prerë në mes ëndrrat dhe jetën që kishte përpara.Versus.al

Poll