AKTUALITET /

“S’kam lidhje me drogën!”/ Zbardhet dëshmia e Violand Braçellarit nga shtrati i spitalit, asnjë fjalë për vrasjen e policit

Braçellari mësohet se ka folur vetëm për një dënim të mëparshëm të dhënë nga Gjykata e Korçës në vitin 2017, të lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike, për të cilin ishte dënuar me 10 vite burg

Shkruar nga Versus

“S’kam lidhje me drogën!”/ Zbardhet dëshmia e

Zbardhen detaje nga séanca gjyqësore në GJKKO ndaj Violand Braçellarit, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli mëngjesin e 4 qershorit.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Braçellari mësohet se ka folur vetëm për një dënim të mëparshëm të dhënë nga Gjykata e Korçës në vitin 2017, të lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike, për të cilin ishte dënuar me 10 vite burg.

Ai ka pretenduar se nuk ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit, ndërsa nuk ka dhënë deklarime lidhur me akuzat për vrasjen e policit Mekolli dhe plagosjen e efektivit tjetër, Edison Adri.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.Versus.al

Poll