Live Updates /

Një ditë pas votimeve, del rezultati i zgjedhjeve në Kosovë! VV fiton sërish, Kurti: Dialog me forcat e tjera

*Pas procesit zgjedhor të mbajtur ditën e djeshme në Kosovë, KQZ ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 mandate. *PDK renditet forcë e dytë me 24 mandate, ndërsa LDK renditet e treta me 20 mandate, rritje nga zgjedhjet e kaluara. *Në këto kushte, Kurtit do t’i duhet një koalicion për të qeverisur, megjithëse janë ende për t’u numëruar votat e diasporës. Vetë Kurti ka mbajtur fjalimin e fitores duke thënë se do të takohet me të gjitha forcat politike për t’i dhënë fund ngërçit politik të vendit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
5 ORE ME PARE

Mbyllet numërimi në Kosovë, Vetëvendosja forcë e parë me 48 mandate

Një ditë pas votimeve, del rezultati i zgjedhjeve në Kosovë!

Kosovë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se janë numëruar 100% e vendvotimeve në sistemin e rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje merr 42.91% të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.12%, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17,58% të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7,16%.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbes si fuqia e parë në parlament, pasi që me këtë rezultat paraprak merr 48 mandate, PDK merr 24, LDK siguron 20 dhe Aleanca merr 8 ulëse.

20 vende në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuar për pakicat. Lista Serbe ka marr 6,18% të votave e siguron 9 nga 10 mandatet për komunitetin serb. Një ulëse merr partia e Nenad Rashiqit, ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim.

10 ulëset tjera do të ndahen mes komuniteteve jo serbe.

Në 15 komuna ka nisur verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Numërimi nisi në orën 09:00 në Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, numërimi nis pasdite në 23 komuna të tjera. Versus.al

8 ORE ME PARE

Numërohen 99% e votave në Kosovë, VV dominuese! Kurti: Shënuam fitoren e pestë në 7 vite

Një ditë pas votimeve, del rezultati i zgjedhjeve në Kosovë!

Në Kosovë janë numëruar 99% e votave të zgjedhjeve të mbajtura ditën e djeshme. Ashtu siç parashikohej, Vetëvendosja ka dalë sërish forcë e parë me 43.44% të votave, por duke shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në dhjetor.

Rezultatet e pasqyruara, paraqesin një fitore bindëse të Vetëvendosjes në 7 komunat e mëdha. “Për më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e Lëvizjes në zgjedhje”, ka deklaruar Kurti para një numri të madh qytetarësh duke premtuar se do të takohet me të gjitha partitë politike për zgjedhjen e presidentit dhe se do të tejkalohen krizat aktuale. 

Rezultatet vazhdojnë të jenë preliminare deri në përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha votave dhe verifikimit të tyre. Këto ishin zgjedhjet e treta të parakohshme të Kosovës në 11 muaj. Shkak për krizën politike së fundmi u bë dështimi në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Versus.al

Poll