AKTUALITET /

Detaje nga vrasja në Paskuqan, gjenden 10 gëzhoja në vendngjarje! Ardian Baloshi u qëllua me breshëri, plumbi në kokë rezultoi fatal për jetën!

Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja armë zjarri

Shkruar nga Versus

Detaje nga vrasja në Paskuqan, gjenden 10 gëzhoja në vendngjarje!

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit Ardian Baloshi për të cilën policia ka shpallur në kërkim dhe po kërkon shtetasin Sadik Llanaj.

Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja armë zjarri.

Për pasojë, 27-vjeçari Ardian Baloshi është prekur nga një plumb në kokë, goditje e cila rezultoi fatale për jetën e tij.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se shënjestër e këtij sulmi me armë nuk ka qenë vetëm 27-vjeçari.

Autori i dyshuar ka gjurmuar dhe ka qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të shokut të Ardian Baloshit, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes.

 Fatmirësisht, ky i fundit ka mundur t’u shpëtojë breshërive të plumbave pa pësuar lëndime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për çdo informacion të saktë që çon në prangosjen e Sadik Llanajt. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe dyshohet se qarkullon i armatosur.

Poll