Live Updates /

27-vjeçari vritet me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas lojës në kalçeto! Policia publikon foton e autorit dhe ofron 10 mijë euro kush jep informacion

*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Paskuqan të Kamzës, ku një 27 vjeçar i identifikuar si Ardian Baloshi është ekzekutuar me armë zjarri nga Sadik Llanaj. *Autori ka shkuar me një automjet tip “Benz” në rrugën “Dervish Luzha” ku i riu po ecte së bashku me persona të tjerë dhe ka hapur zjarr drejt tij. *Pas ngjarjes, personat që ndodheshin me të ndjerin e dërguan në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. *Uniformat blu përsërisin thirrjen që qytetarët të mos përpiqen ta ndalojnë apo përballen vetë me të dyshuarin, por të njoftojnë menjëherë policinë në numrin celular të dedikuar 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Paskuqan të Kamzës, ku një 27 vjeçar i identifikuar si Ardian Baloshi është ekzekutuar me armë zjarri nga Sadik Llanaj. *Autori ka shkuar me një automjet tip “Benz” në rrugën “Dervish Luzha” ku i riu po ecte së bashku me persona të tjerë dhe ka hapur zjarr drejt tij. *Pas ngjarjes, personat që ndodheshin me të ndjerin e dërguan në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. *Uniformat blu përsërisin thirrjen që qytetarët të mos përpiqen ta ndalojnë apo përballen vetë me të dyshuarin, por të njoftojnë menjëherë policinë në numrin celular të dedikuar 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

6 Postime
1 ORE ME PARE

“Eci disa metra dhe vetëm qëllonte me kallashnikov”, dëshmon një nga shokët e 27-vjeçarit të vrarë në Paskuqan: Jetonte vetëm me nënën

27-vjeçari vritet me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas

Ardian Baloshi, 27-vjeçari që u qëllua sot me plumb në kokë në zonën e Paskuqanit, jetonte vetëm me nënën e tij.

Shoku i viktimës ka deklaruar për mediat se ata po ecnin në rrugicë kur u sulmuan me armë nga një  39-vjeçar nga një makinë në lëvizje.

Ardian Baloshi, mori disa plumba kallashnikovi dhe u përcoll në spital nga shokët e tij, ku mbërriti pa shenja jete.

“Rob i vetëm. Jetonte me nënën, veç nënën, as motër, as vëlla, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpëtonte më”, dëshmoi një nga shokët e viktimës ndërsa autori, Sadik Llanaj, pas ngjarjes u largua me makinë në drejtim të paditur.

Për arrestimin e tij, duke qenë se lëviz i armatosur, policia angazhoi forcat RENEA.

se autori së bashku me viktimën banonin në të njëjtën lagje dhe shpesh shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Miqtë e përbashkët u shprehën të habitur mbi këtë ngjarje pasi nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre.

“Eci disa metra dhe vetëm qëllonte me kallashnikov. Ne shpëtuam nga këmbët e shpejta, nuk na kurseu ai, na kurseu plumbi. Ne e futëm në makinë dhe e çuam në spital, por ishte i vdekur. Ishte dhe nëna e tij me ne. Autori ishte një i çmendur”, u shpreh një nga shokët e Ardian Baloshit. Versus.al

2 ORE ME PARE

FOTO/ Ky është Ardian Baloshi, 27-vjeçari që u vra me armë zjarri në Paskuqan. Viktima u qëllua në kokë, u tentua edhe vrasja e shokut të tij

27-vjeçari vritet me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas

I riu në foto, është 27-vjeçari, Ardian Baloshi i cili humbi jetën këtë të hënë në Paskuqan pasi u qëllua me breshëri zjarri nga 39-vjeçari Sadik Llani, ndaj të cilit vijojnë kërkimet nga policia për kapjen dhe vënien para drejtësisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha”.

Policia ka njoftuar se po punon me RENEA-n për kapjen e autorit.

Ai ka arritur të arratiset me mjetin e tij menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një kalçetoje ndërsa rrethanat e konfliktit janë ende të paqarta. Viktima është dërguar në spitalin e Traumës nga persona të rastit, ndërsa ka ndërruar jetë ende pa mbërritur.

Për shkak të rrezikshmërisë që autori paraqet pasi është i armatosur, në operacionin për kapjen e tij marrin pjesë dhe forcat RENEA.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Detaje nga vrasja në Paskuqan, gjenden 10 gëzhoja në vendngjarje! Ardian Baloshi u qëllua me breshëri, plumbi në kokë rezultoi fatal për jetën!

27-vjeçari vritet me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit Ardian Baloshi për të cilën policia ka shpallur në kërkim dhe po kërkon shtetasin Sadik Llanaj.

Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja armë zjarri.

Për pasojë, 27-vjeçari Ardian Baloshi është prekur nga një plumb në kokë, goditje e cila rezultoi fatale për jetën e tij.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se shënjestër e këtij sulmi me armë nuk ka qenë vetëm 27-vjeçari.

Autori i dyshuar ka gjurmuar dhe ka qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të shokut të Ardian Baloshit, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes.

 Fatmirësisht, ky i fundit ka mundur t’u shpëtojë breshërive të plumbave pa pësuar lëndime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për çdo informacion të saktë që çon në prangosjen e Sadik Llanajt. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe dyshohet se qarkullon i armatosur.

3 ORE ME PARE

FOTO/ Vrasja në Paskuqan, policia publikon foton e autorit dhe ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion: Mos ndërhyni, është i rrezikshëm!

27-vjeçari vritet me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka intensifikuar operacionin për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me autoritetet për lokalizimin e tij.

Për çdo informacion të vlefshëm që çon në arrestimin e të dyshuarit, policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh.

Në një apel urgjent drejtuar banorëve të Kamzës dhe zonave përreth, policia, teksa ka publikuar foton e autorit, thekson se 39-vjeçari Sadik Llanaj, i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se mund të jetë ende i armatosur.

Për këtë arsye, qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim individual në rast se e konstatojnë ose kanë dijeni për vendndodhjen e tij.

Sipas autoriteteve, kërkimet për kapjen e Llanajt po zhvillohen me intensitet të lartë dhe përfshijnë një numër të madh forcash policore. Në operacion janë angazhuar efektivët e RENEA, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kontrollet po zhvillohen në disa zona të dyshuara, ndërsa hetuesit po punojnë për të siguruar çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e të kërkuarit.

Ngjarja që tronditi Kamzën ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e rendit, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e krimit dhe për të siguruar provat e nevojshme për procedimin penal të autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit, Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një linjë të dedikuar komunikimi, duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit për çdo person që jep informacion. Autoritetet theksojnë se çdo e dhënë, edhe nëse duket e parëndësishme, mund të rezultojë vendimtare për lokalizimin e 39-vjeçarit.

Uniformat blu përsërisin thirrjen që qytetarët të mos përpiqen ta ndalojnë apo përballen vetë me të dyshuarin, por të njoftojnë menjëherë policinë në numrin celular të dedikuar 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Ndërkohë, operacioni për kapjen e Sadik Llanajt vijon pa ndërprerje, ndërsa policia mbetet në gatishmëri të plotë deri në arrestimin e tij dhe vënien përpara drejtësisë për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi.Versus.al

5 ORE ME PARE

27-vjeçari vritet me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas lojës në kalçeto! Policia publikon foton e autorit dhe ofron 10 mijë euro kush jep informacion



6 ORE ME PARE

Të shtëna me armë në Kamëz, një person vr*tet pas sherrit në kalçeto (EMRI)

27-vjeçari vritet me armë zjarri në Paskuqan, shkak sherri pas

Tiranë- Një person ka humbur jetën në spitalin e Traumës ku u paraqit për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Dervish Luzha" në Paskuqan. Viktima është Ardian Baloshi. Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive banale pas një loje në kalçetos.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin Sadik Llanaj. Versus.al

Poll