POLITIKË /

“Gjeni ca njerëz të duartrokasin kur flet Rama”, porositë e kryebashkiakut të Librazhdit gjatë takimit

Shkruar nga Versus
“Gjeni ca njerëz të duartrokasin kur flet Rama”,
Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, kryeministri Edi Rama

Ditën e djeshme në Elbasan ishte i pranishëm Edi Rama gjatë takimit për festimet e 35 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij u dëgjuan shpesh duartrokitje nga salla që herë pas here edhe brohoriste emrin e tij.

Por mesa duket, ka patur një lloj parapërgatitje për këtë gjë nga zyrtarët e PS. Vetë kryebashkiaku i Librazhdit, nëpërmjet një mesazhi në grupin e whatsapp, u bën thirrje vartësve të tij që të marrin sa më shumë persona me vete dhe të lënë dikë tek dera për të identifikuar se kush mungonte.

“Gjeni ca njerëz të duartrokasin kur flet Rama”,

Një tjetër porosi e qartë është që në secili grup nga zonat administrative të ketë persona entuziastë që të duartrokasin sa herë që flet Rama. Versus.al

Poll