POLITIKË /

Gogu prezanton pr/ligjin për Amnistinë Penale: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Shkruar nga Versus

Gogu prezanton pr/ligjin për Amnistinë Penale: 380 të dënuar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për amnistinë penale. Ai tha se pasi ky projektligj të miratohet, do të ketë 10% ulje në popullimin e burgjeve duke sjellë lirimin e menjëhershëm të 380 personave.

Ndërsa shtoi se nga kjo amnisti nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO.

“380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti. I përmenda këto tre numra se përmbledhin filozofinë e këtij projektligji që prezantova sot para jush”, tha ndër të tjera Gogu. Versus.al

Poll