AKTUALITET /

Rama të martën në Bruksel për mbylljen e 3 kapitujve të integrimit, paralajmërohet protestë para selisë së BE-së

Konferenca e 9-të ndërqeveritare nis në orën 19.00 dhe më pas formalizohet mbyllja e kapitujve.

Shkruar nga Versus

Rama të martën në Bruksel për mbylljen e 3 kapitujve të

Teksa nesër, 14 korrik në Bruksel do të mbahet Konferenca IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku Shqipëria pritet të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave, protestuesit kanë bërë thirrje që të protestohet para selisë së BE-së.

Një nga organizatoret e protestave në Tiranë, Luçiana Kokaj, u bëri thirrje qytetarëve që të lajmërojnë njerëzit që kanë në Belgjikë, t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet kundër Ramës.

Qeveria do të jetë nesër në Bruksel. Por kemi një lajm të bukur, vëllezërit tanë nga Gjermania, Holanda dhe Brukseli do të jenë aty duke protestuar.

Ju bëj thirrje shqiptarëve që të bashkohen atje dhe t’iu tregojnë fytyrën e vërtetë se si është Shqipëria dhe çfarë duan shqiptarët.”, tha ajo.

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama do të ulet në konferencën e nëntë ndërqeveritare me Brukselin për të mbyllur kapitujt 25, 26 dhe 30, konkretisht për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë, fusha në të cilat Shqipëria konsiderohet plotësisht e njësuar me standardet e Bashkimit Europian.

Konferenca e 9-të ndërqeveritare nis në orën 19.00 dhe më pas formalizohet mbyllja e kapitujve.

Në orën 20:00, mbahet konferenca për shtyp lidhur me ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së./Versus.al

 

Poll