
Kodrat e Llamanit në Himarë u pwrfshinë pasditen e sotme nga një zjarr i përmasave të mëdha. Flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ndërsa në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe Strukturat e Emergjencave Civile.
Situata raportohet të jetë problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat po favorizojnë përhapjen e zjarrit, operaciconi për shuarjen e të cilit po vijon. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta./Versus.al

