
Tiranë- Imami i njohur ndërkombëtarisht, Imran Hosein është ndaluar në aeroportin e Rinasit ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se efektivë të antiterrorit kishin ndërhyrë për ta ndaluar atë të hynte në territorin shqiptar pasi konsiderohet i padëshiruar.
83 vjeçari kishte bërë plan akomodimi në një hotel të Tiranës, por për shkak se konsiderohet rrezik për të qëndruar në Shqipëri, është ndaluar sapo mbërriti në Rinas dhe është deportuar mbrapsht drejt vendit prej nga erdhi., ishulli Triniad. Versus.al







