Tiranë- Një situatë e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një e mitur ka tentuar të vetëlëndohet për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që i ka sjellë përndjekja nga dy persona.
Fillimisht, dy ditë më parë 16 vjeçarja kishte denoncuar në polici se përndiqej nga dy persona, njëri prej të cilëve është arrestuar. Sot policia ka identifikuar edhe personin tjetër, 27 vjeçarin A.H, 27 vjeç. Ndërsa ka nisur një procedim penal edhe për një person të mitur pasi ka kërcënuar 16 vjeçaren që të tërheqë denoncimin ndaj dajës së tij J.Ll që ishte arrestuar më herët. Versus.al







