AKTUALITET /

Rritja e çmimit të biletës së urbanit, bashkia e Kamzës: E kemi vendosur që në shtator, shkak rruga 8 km

Vendimi do të nisë zbatimin që nga nesër.

Shkruar nga Versus

Rritja e çmimit të biletës së urbanit, bashkia e

Bashkia e Kamzës ka reaguar pas publikimit të lajmit se bileta e urbanit të linjës Kamëz-Tiranë është rritur nga 40 në 50 lekë. Në rrjetet sociale, bashkia bën me dije se vendimi për rritjen e çmimit të biletës është marrë me shumicë votash në mbledhjen e 26 shtatorit në këshillin bashkiak.

Ai tha se rritja e biletës dhe më pas rritja e abonesë nga 1200 në 1400 lekë vlen vetëm për 2 linjat Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tiranë të cilat kanë gjatësi mbi 8 kilometra.

Njoftimi i plotë i bashkisë:

Reagim sqarues mbi vendimin për ndryshimin e çmimit të biletës në dy linjat rrethqytetase Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë

Duke u nisur nga publikimet në disa media lidhur me rritjen e çmimit të biletave të transportit urban, pavarësisht se vendimi i Këshillit Bashkiak është bërë publik më parë, dëshirojmë të bëjmë një sqarim për qytetarët e Bashkisë Kamëz si më poshtë:

Vendimi ka ardhur pas një kërkese zyrtare nga Shoqata e Transportit, e cila është depozituar pranë Këshillit Bashkiak të Kamzës.

Në vijim, kërkesa u trajtua nga një grup këshilltarësh të Komisionit Ekonomiko–Financiar dhe Komisionit Juridik të Këshillit Bashkiak, të cilët dolën me një propozim të përbashkët për rritjen e çmimit, i cili iu paraqit Këshillit Bashkiak për diskutim dhe miratim në mbledhjen përkatëse.

Më 26 shtator, në mbledhjen e transmetuar live, të gjithë këshilltarët bashkiakë votuan unanimisht për rritjen e çmimit të biletës nga 40 lekë në 50 lekë dhe rritja e abonesë nga 1200 lekë në 1400 lekë, vetëm për dy linjat rrethqytetase (Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë) të cilat janë më gjatësi mbi 8 km.

Asnjë nga linjat qytetase brenda territorit të Bashkisë Kamëz nuk preket nga ky vendim – çmimi i biletës për linjat e brendshme mbetet 40 lekë dhe nuk ka ndryshim.

Bashkia Kamëz do të vijojë të monitorojë cilësinë e shërbimit publik të transportit, me synim përmirësimin e kushteve dhe garantimin e një transporti të sigurt e të qëndrueshëm për qytetarët. Versus.al

Poll