
Sot në orën 12:00 pritet të nisë seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë.
Herën e kaluar, u pranua kërkesa e bërë për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama e kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në seancën e sotme do të dëshmojnë 8 prej tyre, nga deputeti socialist Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit e deri tek Petrit Kullolli me profesion topograf në Tiranë.
Gjithashtu në listën e dëshmitarëve të sotëm, renditen drejtues të rëndësishëm të ish-klubit të futbollit “Partizani” dhe persona të njohur. Bëhet fjalë për ish-presidentët e Partizanit, Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare.
Në dosjen e SPAK, shkruhet se ish-drejtori i viteve 1995-2005 Isa Tare ka dëshmuar se i ishte premtuar një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin e kompleksit sportiv. Edhe ish-presidenti Paro Laçi ka thënë se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit.
Dëshmitarët e SPAK në seancën e sotme:
Taulant Balla Kallëzuesi i aferës Partizani
Afrim Tole Ish-shefi i Klubit Partizani
Isa Tare Ish drejtori i kompleksit
Bujar Labinoti Ish drejtori i kompleksit
Albert Xhani Ish presidenti i Partizanit
Paro Laçi Ish presidenti i Partizanit
Dhurata Çela Ish drejtoreshë e AKKP Tiranë
Petrit Kullolli Topograf në AKKP Tiranë. Versus.al

