Flamur Gega, 29 vjeç, është arrestuar në Londër nga autoritetet britanike për llogari të Interpol Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për shantazh dhe kërcënim me publikimin e fotove intime.
Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Ekstradimeve Westminster Magistrates’ Court, ngjarja daton më 20 dhjetor 2020, kur Gega kishte kërcënuar një vajzë se do të shpërndante foto dhe pamje me përmbajtje intime, duke i shkaktuar viktimës frikë dhe ankth të vazhdueshëm.
Ai doli para gjykatës ditën e enjte, ku u vendos që të qëndrojë në burgun HMP Wandsworth deri në seancën e radhës për procesin e ekstradimit, e cila është caktuar për datën 3 korrik 2025.
Autoritetet shqiptare kanë dorëzuar kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij, ndërkohë që procedurat janë në vijim. /Versus.al/







