AKTUALITET /

Sherr për një vazjë, kush është shqiptari i vrarë në Itali?

Sipas raportimit të La Nazione, 35-vjeçari, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka parë partneren e tij duke biseduar me ish të dashurin, Gjergj Pergegaj.

Shkruar nga Versus

Sherr për një vazjë, kush është shqiptari i vrarë

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali.

Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri i ish-të dashurës së viktimës.

Sipas raportimit të La Nazione, 35-vjeçari, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka parë partneren e tij duke biseduar me ish të dashurin, Gjergj Pergegaj.

Ai nxori armën dhe qëlloi tre herë në drejtim të të riut, duke e goditur një plumb në fyt, që rezultoi fatal.

Hetimet paraprake tregojnë se të dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin. Viktima po fliste me ish-të dashurën e tij, pasi kishte përfunduar turnin. Ai punonte kamerier në një restorant.

Kur 35-vjeçari i pa së bashku, humbi durimin, nxori armën dhe qëlloi drejt 30-vjeçarit.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por plumbi në fyt i shkaktoi Gjergj Pergegaj vdekjen e menjëhershme.

Autori u largua nga vendngjarja, por policia dhe karabinierët filluan kërkimet dhe pas disa orësh e lokalizuan. 35-vjeçari nuk i rezistoi arrestimit.

Trupi i viktimës u transferua në morgun e Spitali San Donato për ekzaminime të mëtejshme.

Poll