AKTUALITET /

Tragjedi në Itali/ Shqiptari humb jetën në një kantier ndërtimi në Modena (EMRI)

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, 52-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima është 52-vjeçari Murat Tafciu, i cili sipas mediave italiane jetonte në zonën e Cavezzo-s.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Itali/ Shqiptari humb jetën në një kantier

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Modena, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës.

Viktima është 52-vjeçari Murat Tafciu, i cili sipas mediave italiane jetonte në zonën e Cavezzo-s. Ai ka rënë nga skela në një kantier ndërtimi, në godinën e ish-Bankës së Italisë, e ndodhur në Corso Canalgrande, në qendrën historike të qytetit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, 52-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Kompania e ndërtimit me seli në Carpi ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, duke theksuar se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Në vendngjarje mbërriti edhe bashkëshortja e tij, e tronditur nga humbja e rëndë, ndërsa kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, shprehu publikisht ngushëllimet për familjen dhe kolegët e punëtorit që humbi jetën gjatë punës./ Versus.al

Poll