AKTUALITET /

Shotgun e kallashnikov, zbulohet baza në Durrës ku furnizoheshin grupet kriminale! Pranga 20 vjeçarit

Shkruar nga Versus

Shotgun e kallashnikov, zbulohet baza në Durrës ku furnizoheshin
Durrës- Policia ka zbuluar në Manzë një bazë armatimesh që dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale me aemë zjarri.

Në pranga ka rënë 20 vjeçari E.P. Gjatë kontrollit në banesën e të riut, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatike model 56 (kallashnikov), 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Policia vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll