
Shqipëria ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike. Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë renditet i 15-ti në botë për vitin 2025, duke shënuar një ngritje prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023.
Ky rezultat u bë i ditur nga Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila e cilësoi këtë arritje si një histori suksesi për Shqipërinë në fushën digjitale.
Sipas Ballukut, kjo renditje reflekton përpjekjet intensive për:
-Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional,
-Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike,
-Rritjen e ndërgjegjësimit publik,
Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale.
Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë, por një prioritet kombëtar, duke konfirmuar gjithashtu rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit tonë në hartën digjitale globale.
Posti i plotë i zv.kryeministres Belinda Balluku:
Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike!
Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023!
Ky sukses reflekton punën intensive në:
Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional
Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike
Rritjen e ndërgjegjësimit publik
Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale
Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar, i Qeverisë Shqiptare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Një histori suksesi që konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në hartën digjitale globale./Versus.al







