
Lezhë- Personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar sot para filialit të Postës Shqiptare, pasi nuk kanë marrë shpërblimin e fundvitit, të caktuar nga qeveria.
Që në orët e para të mëngjesit, protestuesit u mblodhën para ambienteve të Postës, duke kërkuar marrjen e pagesës së premtuar.
Ata janë shprehur për mediat se gjenden në vështirësi të mëdha ekonomike dhe mungesa e këtij shpërblimi i pamundëson të përballojnë shpenzimet për festat e fundvitit.
Nga ana e tyre, përfaqësues të filialit të Postës Shqiptare bënë me dije se fondet për shpërblimet ende nuk janë lëvruar nga Thesari i Shtetit ndërsa sigurojnë se pagesat do të kryhen menjëherë sapo fondet të kalojnë në dispozicion të Postës. Versus.al

