AKTUALITET /

“Shtet ordiner”, SPAK i kontrolloi banesën, revoltohet Xhovana Nikolli: Më kanë presionuar

Shkruar nga Versus
“Shtet ordiner”, SPAK i kontrolloi banesën, revoltohet Xhovana
Xhovana Nikolli

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ushtroi dje kontrolle në banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, ndaj të cilave vitin e kaluar u vendos një sasi tritoli që solli vdekjen e fqinjit të tyre Enea Themollari.

Lidhur me këto kontrolle, ka reaguar Xhovana Nikolli e cila në rrjetin e saj social, shprehet e revoltuar me kontrollet e prokurorisë. Ajo pretendon se ju janë sekuestruar telefonat edhe prindërve të saj edhe pse ajo është paraqitur në SPAK kur është thirrur.

Nuk e di dmth po te vin kontroll ne shpi te shkatrrohet banesa .. te ushtrohet presion dhe te sekuestrohen sende private pa urdher te gjykates veq kyt shtet ordiner kam pa

Perveq ksaj te ikin te shpia e prinderve qe skan lidhje ti sekuestrohen tel nans e babs pa pik lidhje.. mundesisht tu shku ne SPAK po thuajse cdo dit duke u pyetur e duke ushtru presion psikologjik m'bi mua”- shkruan ajo në rrjetet sociale.

M herët, Nikolli ka publikuar vazhdimisht video në rrjetet sociale ku pretendonte se SPAK po e favorizonte vrasësin me pagesë Nuredin Dumani duke i dhënë lehtësi që të urdhërojë vendosjen e tritolit nga qelia. Xhovana Nikolli pretendon se i dashuri i saj Amarildo Xhanej (Nikolli), po ashtu i arrestuar si i dyshuar për vrasje me pagesë, është presionuar nga Nuredin Dumani i cili kërkonte t’i vendoste gjobë një personazhi tjetër të botës së krimit, që njihet ndryshe si “Luzi”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: