AKTUALITET /

Tritoli në banesën e tyre shkaktoi vdekjen e të riut të pafajshëm, SPAK urdhër kontrolli ndaj motrave Nikolli

Shkruar nga Versus
Tritoli në banesën e tyre shkaktoi vdekjen e të riut të
Fotomontazh: Alda Nikolli, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, Xhovana Nikolli dhe 26 vjeçari që humbi jetën, Enea Themollari

Policia ka ushtruar sot kontrolle në banesat e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Urdhri është lëshuar nga prokurorja Doloreza Musabelliu.

Dy motrat u bënë të njohura për opinionin publik për shkak të ngjarjes së ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Elbasan, kur në apartamentin e marrë me qira prej tyre, shpërtheu një sasi tritoli.

Si pasojë e shpërthimit humbi ngjarjen fqinji i tyre, 26 vjeçari Enea Themollari i cili ndodhej pranë derës së banesës së tij. Ai qëndroi për rreth 3 muaj në koma dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta të marra.

Motrat Nikolli akuzuan vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin si urdhërues të vendosjes së tritolit, duke pretenduar se ky i fundit kishte folur nga burgu me njërën prej tyre, konkretisht Alda Nikollin e cila pretendoi se kishte krijuar një "lidhje virtuale' me të. Motra tjetër Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, tjetër të arrestuari që sipas motrave ndodhet në konflikt me Dumanin duke pretenduar se ky i fundit i ka vendosur gjobë 500 mijë eurosh. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: