AKTUALITET /

Skandali CEZ-DIA rikthehet në skenë, biznesmeni kërkon kthimin e 5 miliardë lekëve të konfiskuara

Biznesmeni kontravers Kastriot Ismailaj, i njohur për përfshirjen në një nga aferat më të mëdha korruptive në Shqipëri, ka kërkuar nga shteti kthimin e 5 miliardë lekëve të konfiskuara, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit penal dhe është zhvendosur në Austri, ku jeton familja e tij.

Shkruar nga Versus
Skandali CEZ-DIA rikthehet në skenë, biznesmeni kërkon kthimin e
Kastriot Ismailaj

Biznesmeni kontravers Kastriot Ismailaj, i njohur për përfshirjen në një nga aferat më të mëdha korruptive në Shqipëri, ka kërkuar nga shteti kthimin e 5 miliardë lekëve të konfiskuara, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit penal dhe është zhvendosur në Austri, ku jeton familja e tij.

Ismailaj, ish-administrator i kompanisë Debt International Advisori (DIA), u arrestua në vitin 2015 dhe u dënua në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Ai fitoi lirinë në shtator të vitit 2023 dhe u largua menjëherë drejt Austrisë.

Pas përfundimit të dënimit, Ismailaj ka vendosur të sfidojë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë (2021), e cila refuzoi kërkesën e tij për të marrë mbrapsht fondet e sekuestruara. Këtë herë, ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e procesit gjyqësor dhe zhbllokimin e pasurisë.

 Çfarë përfshin pasuria e konfiskuar?

Sipas dokumenteve zyrtare, Ismailaj kërkon:

3.215.176 dollarë dhe 451.132 euro nga llogaritë e bllokuara në bankën Credit Agricole
938.868 dollarë, 1.028 euro dhe 12.360.000 lekë të sekuestruara në Bankën Venetto, në emër të shoqërisë Adriatic Development Corporation Ltd
Kjo shumë përllogaritet në rreth 5 miliardë lekë dhe është sekuestruar me vendim gjykate si pjesë e hetimeve për aferën CEZ-DIA.

 Historia e mashtrimit

Në vetëm 6 muaj, nëpërmjet marrëveshjes së dyshimtë me kompaninë CEZ Shpërndarje, 9 kompani private fituan mbi 12 milionë dollarë për grumbullimin e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe e përfitoi DIA, me 649 milionë lekë (afro 6.5 milionë dollarë), pa kryer punën e pretenduar.

Paratë dolën nga Shqipëria dhe u transferuan në llogaritë e dhjetëra kompanive fantazmë në rreth 15 shtete të ndryshme. Versus.al

Poll