
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu pas skandalit të zbuluar te spitali i Onkologjikut ka njoftuar se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë shkarkuar.
Në një denoncim për media Koçiu u shpreh se këta persona nuk mund ta mbajnë më bluzën e bardhë se kjo histori duhet të marrë fund.
“Të gjithë personat e përfshirë në atë dosje janë të shkarkuar. Nuk mund të mbajnë më atë bluzë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje nuk mund të jenë më pjesë e jona, si nga ana penale, si administrative, si morale.
Kjo histori duhet të marrë fund. Ndjej neveri për situatën e ndodhur në spitalin Onkologjik. Këta individë nuk mund të damkosin bluzat e bardha”, tha Koçiu.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e kryeqytetit caktoi disa masa sigurie arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për pjesëtarë të stafit të Onkologjikut.
Këta mjekë nuk nuk u ofronin shërbim të sëmurëve me tumor por i dërgonin në spitalin privat dhe bënin pazar me lekët e marrë nga këta të sëmurë.








