
Tiranë- Një skemë mashtrimi e ngritur me qëllim përfitimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë eurosh ka çuar në pranga një 38 vjeçar shqiptar me banim në Tiranë dhe një shtetas turk me banim në Gjermani.
Sipas policisë, shqiptari Elvis Kosova ka bashkëpunuar me shtetasin turk Yucehan Er për të realizuar skemën e mashtrimit. Turku i arrestuar ka marrë një makinë luksoze me qira në Gjermani dhe më pas e ka raportuar si të vjedhur pranë një hoteli në Tiranë.
Por vetë ai ia kishte dhënë makinën 38 vjeçarit Elvis Kosova që ky i fundit ta fshihte derisa të kryheshin procedurat e nevojshme. Por falë operacionit të policisë në komisariatin nr.1 mjeti luksoz u gjet i parkuar pranë banesës së J.H, 20 vjeç. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në këtë skemë mashtrimi. Versus.al







