
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për katër efektivët e policisë së Kapshticës, të cilët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për moskontrollimin e një automjeti ku u gjetën 6 kilogramë e 134 gramë heroinë, si dhe për trafikantin Valmir Balliu, i cili u kap duke transportuar drogën.
Pas një seance që zgjati rreth 4 orë e 20 minuta, Gjykata vendosi të lirojë nga qelia katër efektivët, por i pezulloi menjëherë nga detyra. Ndërsa për trafikantin Balliu u la në fuqi masa e arrestit me burg.
Efektivët e pezulluar nga detyra janë:
Nënkomisari Ylli Dushku, Përgjegjës Turni në Kapshticë
Inspektor Franc Bylyku, Nën-specialist kontrollor në Kapshticë
Inspektor Lirim Hymetllari, Trupë shërbimi në Kapshticë
Inspektor Denion Myteberi, Trupë shërbimi kontroll vija e dytë në Kapshticë
Sipas hetimeve të AMP-së, policët akuzohen për mosveprime dhe shkelje të ligjit, pasi nuk ushtruan kontroll mbi automjetin ku ishte fshehur heroinë. Gjithashtu, inspektori Denion Myteberi dyshohet për armëmbajtje pa leje, pasi në posedim i janë gjetur 256 fishekë të pistoletës TT dhe 20 fishekë armë gjahu model 12. Versus.al







