AKTUALITET /

“Sudja moderne” me skemën piramidale “XUEX’ në Shqipëri! Mln dollarë mashtrim dhe mijëra shqiptarë ‘pre’ e grupit

Shumë qytetarë shqiptarë duke dashur të kenë fitime në kriptomonedha, kanë rënë pre e skemës duke paguar mijëra euro me premtimin nga persona anonimë se do t'u kthehen shumëfish. Ende nuk ka një angazhim të autoriteteve shtetërore për të çmontuar këtë skemë piramidale nga e cila mashtrues të huaj e shqiptarë kanë fituar mln dollarë.

Shkruar nga Versus

“Sudja moderne” me skemën piramidale “XUEX’ në

Me zgjerimin e aksesit në bursat online, janë rritur edhe mashtrimet financiare dhe faqe të ndryshme anonime të cilat u premtojnë qytetarëve fitime ‘marramendëse’ edhe pa bërë asgjë për t’i fituar këto para.

Të shumta kanë qenë denoncimet që kanë mbërritur vazhdimisht në redaksinë tonë lidhur me mashtrime online të ngjashme me skemat piramidale. Së fundmi në Versus.al ka mbërritur një denoncim lidhur me një skemë piramidale të ngritur nga një grup i quajtur “EG Group Investment”, pre e të cilit po bien shumë qytetarë shqiptarë.

Ky grup duke përdorur skemën e quajtur “XUEX” mashtron qytetarët shqiptarë duke i bërë të mendojnë se mjafton një investim i tyre prej minimum 1 mijë dollarësh që më pas të përfitojnë edhe më shumë falë sinjaleve të tregtimit të kriptomonedhave (diçka që nuk ndodh).

Në fotot që Versus.al ka siguruar nga këto grupe mashtrimi, vihet re se pjesë e grupeve në telegram janë rreth 4 mijë persona, që më së paku bën që vlera e mashtrimit të kalojë shifrat e disa miliona eurove. Ka persona që kanë investuar mbi 2 mijë apo 3 mijë euro duke pritur që të shumëfishojnë kapitalin e tyre brenda pak kohësh.

“Sudja moderne” me skemën piramidale “XUEX’ në

Si funksionon skema piramidale

Në çdo grup, mashtruesit që dyshohet të jenë shtetas të huaj të cilët kanë rekrutuar shqiptarë si “administratorë grupesh”, kanë vënë si minimum investimin prej 1 mijë eurosh për person. Fillimisht skema është funksionale për personat e parë të grupit të cilët më pas bindin të afërmit e tyre e kushërinjtë që të investojnë. Shumë qytetarë shqiptarë kanë rënë pre e kësaj skeme duke mirëbesuar në rekomandimin e të afërmve të tyre.

Mashtruesit u vënë afat 55 ditor për të tërhequr “frutet” e investimit të tyre dhe gjatë kësaj kohe i joshin që të ftojnë anëtarë të tjerë tek grupi. Menjëherë sapo dikush tenton të tërheqë fitimin e pretenduar, platforma i mbyllet dhe nuk ka akses në asnjërin prej grupeve.

Shtrirja në Shqipëri

Përveçse online, ky grup mashtruesish ka shtrirë tentakulat edhe në terren fizik. Nga fotot e publikuara shihet se ka zyra të hapura me fletushka e pankarta me mbishkrimin “Eg Group Investment”. Nga një kërkim i thjeshtë i bërë, rezulton se një kompani e tillë nuk figuron e regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit, duke ngjallur habi sesi mundet të ushtrojë veprimtarinë e tyre fizikisht nëse nuk janë të regjistruar më parë si subjekt.

“Sudja moderne” me skemën piramidale “XUEX’ në   

Mashtruesit përdorin identitete që nuk ekzistojnë dhe prezantohen si profesorë me emra si: Anthony Leo Smith, apo Leo dhe Elille të cilët “lavdërohen” nga shqiptarë të cilët me vetëdije bashkëpunojnë me ta për të zhvatur bashkëkombasit e tyre.

Në një prej grupeve, ku Versus.al ka siguruar akses në biseda falë qytetarëve që e kanë denoncuar këtë skemë piramidale, vihet re se administratorët e grupit që janë shqiptarë përpiqen të joshin viktimat e tyre duke publikuar foto nga jeta “e rehatisë” që sjellin fitimet online. Në mesazhet e fiksuara në krye të grupit thuhet qartë se synimi është rritja e numrit të caktuar të anëtarëve të cilët duhet të paguajnë nga 1 mijë euro minimumi për të qenë pjesë.

“Sudja moderne” me skemën piramidale “XUEX’ në “Sudja moderne” me skemën piramidale “XUEX’ në  

Pavarësisht se një skemë e tillë është denoncuar edhe më herët nga Imami Ahmed Kalaja i cili ka publikuar mesazhet që i kanë dërguar qytetarë të ndryshëm, ende nuk ka një veprim konkret nga institucionet e mashtrimit kibernetik apo krimit financiar.

“Sudja moderne” me skemën piramidale “XUEX’ në

Një skemë e ngjashme u godit ditë më parë në vendet Baltike ku policia zbuloi grupin që po kryente mashtrimet ndaj qytetarëve lituanezë, ndërsa tashmë e njëjta skemë piramidale po përdoret në Shqipëri e Kosovë me shumë persona të cilët duke qenë të painformuar financiarisht, bien pre e skemave të tilla duke u nxitur më pas që të ftojnë edhe kushërinj e të afërm me idenë se të gjithë mund të përfitojnë nga diçka që nuk ekziston. Versus.al

Poll