AKTUALITET /

Të hënën nis gjyqi në themel në GJKKO, Meta: Të transmetohet 'live' për qytetarët shqiptarë

Shkruar nga Versus

Të hënën nis gjyqi në themel në GJKKO, Meta: Të

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar që seanca e gjyqit në themel që nis ndaj tij të hënën, të transmetohet ‘’live’’ me qëllim që të ketë një informim sa më të madh të publikut.

Kërkesa e tij drejtuar Gjykatës së Posaçme është që mediave t’u garantohet sinjali i transmetimit me qëllim transparencën sa më të madhe ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë bashkëkombasve, kudo që ndodhen, të cilëve u kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi maksimale dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë (live) të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, të hënën, më datë 27 prill 2026 dhe deri në fund. Në funksion të informimit publik, të gjithë gazetarëve dhe mediave të interesuara duhet t'ju garantohet sinjali i transmetimit (live). Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë mbahet në paraburgimin e 313-ës që prej tetorit të vitit 2024 nën akuzë për 3 vepra penale: fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion pasiv në dosjet e CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI në SHBA. Versus.al

Poll