
Për të disatën ditë radhazi, një grup protestuesish e kanë gdhirë mëngjesin përpara godinës së qeverisë duke vijuar me skenarin e ditëve të fundit në kuadër të protestave që zhvillohen prej 26 ditësh.
Të mbuluar me batanije në disa karrige metalike pranë godinës së qeverisë ata kanë refuzuar të largohen nga bulevardi duke u shprehur se do të qëndrojnë aty deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në protestën që u zhvillua ditën e djeshme, protestuesit lexuan sërish kërkesat e paraqitura edhe më parë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike me mandat 1 vjeçar, ndryshime kushtetuese, reformimi i Kodit Zgjedhor dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit deri në 2 të tilla. Versus.al

