
Shkodër- Disa persona janë përfshirë në një konflikt çasti mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15 në fshatin Barbushull të Vaut të Dejës.
Njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Versus.al

