AKTUALITET /

Terror me armë në hyrje të Sarandës! Të shtëna në ajër dhe kërcënim me pist*letë në kokë

Momente paniku në qytetin bregdetar, autori qëllon disa herë me armë dhe largohet me shpejtësi me një Audi Q7 drejt Borshit.

Shkruar nga Versus

Terror me armë në hyrje të Sarandës! Të shtëna

Momente frike dhe paniku janë regjistruar në hyrje të Sarandë, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar rreth 4-5 herë në ajër, duke krijuar alarm dhe tension në zonë. Situata është bërë edhe më e rëndë pasi i njëjti person dyshohet se ka kanosur një shtetas, duke i drejtuar armën në kokë.

Pas incidentit, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7, duke marrë drejtimin e zonës së Borsh.

Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se personi i dyshuar mund të jetë ndaluar nga policia, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes që tronditi zonën.

Poll