
Byroja Kombëtare e Hetimit do të përfshihet edhe në operacione me agjentë të infiltruar. Ky është plani i SPAK për të fuqizuar hetuesit e BKH , që siç pranohet zyrtarisht ka si synim pavarësi të plotë nga Policia e Shtetit, tek e cila vazhdojnë të mbështeten nga krijimi.
Ky detaj vihet re në raportimin vjetor të SPAK, kurse propozimet vijnë jo shume larg nga koha kur SPAK është ankuar për dekonspirim dhe tradhti kur aksionet i kanë dështuar.
''Ngritja e një njësie të tillë brenda strukturës do të kufizojë maksimalisht edhe mundësinë e rrjedhjes së informacioneve gjatë veprimeve hetimore si dhe do të zhvillojë një dimension tjetër të kapaciteteve hetimore” deklaron prokuroria e posaçme.
Nga hapja e Byrosë sipas modelit të FBi amerikane, BKH ka marrë në dorë edhe përgjimet , së fundmi edhe njësinë parandaluese, edhe pse rezulton ende jo funksionale njësia e vlerësimit të riskut. Versus.al

