POLITIKË /

Progres-raporti 2025 për Shqipërinë diskutohet në Parlamentin Europian

Raporteri Andreas Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar vendin si një nga më të avancuarit në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Shkruar nga Versus

Progres-raporti 2025 për Shqipërinë diskutohet në

Në një seancë plenare të Parlamentit Europian, raporteri Andreas Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar vendin si një nga më të avancuarit në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Schieder theksoi se Shqipëria gëzon një mbështetje të gjerë politike dhe qytetare për integrimin në BE, duke përmendur se mbi 90% e qytetarëve e mbështesin këtë proces. Sipas tij, kjo përbën një nga elementët kryesorë që e bën të besueshëm objektivin për përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Ai vuri në dukje gjithashtu ritmin e shpejtë të hapjes së grupkapitujve të negociatave, duke e cilësuar këtë si dëshmi të angazhimit të fortë të vendit për reforma dhe përafrim me standardet europiane.

Një pjesë e fjalës së tij iu kushtua edhe turizmit të qëndrueshëm, ku Schieder theksoi rëndësinë e balancimit mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Europian.

Ai shtoi se forcimi i shtetit të së drejtës, drejtësia sociale dhe zbatimi i reformave afatgjata janë elementë kyç për suksesin e procesit të zgjerimit.

“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet.

Qëllimi duket të jetë që negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, ky të mos jetë një ëndërr, por një perspektivë realiste. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj integrimit evropian sepse të gjithë grupkapitujt e negociatave u hapën në 13 muaj. Kjo tregon gjithashtu se ky vullnet politik për reforma po jep rezultate”, tha Andreas Schieder.

 

Poll