
Gazetarët Alban Dudushi dhe Ilir Babaramo janë përplasur për investigimin e “Rai 3” ku ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj shfaqej duke treguar se kryeministri Edi Rama mban kontakte me njerëz të botës së krimit.
Në “Top Story”, Alban Dudushi e cilësoi këtë investigim të Rai 3 si të zakonshëm dhe ku nuk kishte asgjë të pathënë më parë. Ndryshe u shpreh Babaramo, i cili e quajti “propagandë” mënyrën e mendimit të Dudushit ndërsa i kujtoi përgjimet për dosjen e Dibrës.
Dudushi i kërkoi të përmendte emrat e personave të botës së krimit me të cilët kryeministri Edi Rama, sipas tij ka lidhje.
Pjesë nga debati mes tyre:
Dudushi: E vetmja gjë që dëgjuam në anglisht ishte Ben Ahmetaj, në shqip i kemi dëgjuar të gjitha
Babaramo: I tha dhe Ben Ahmetaj, ç’rëndësi ka kush i thotë?
Dudushi: Për mua ka rëndësi edhe pse e thotë
Babaramo: Për të marrë azil politik
Dudushi: Në momentin se pse e thotë, se e kam dëgjuar atë punën e ‘pentitos’ le të vijë dhe ta bëjë këtu. Kaq e thjeshtë është ajo histori. Si ta vërtetojmë nëse janë të vërteta?
Babaramo: Disa gjëra janë të njohura, mos bëj propagandë
Dudushi: Nuk po bëj propagandë, po them që të gjitha këto i kemi të dëgjuara,
Babaramo: I kemi të provuara,
Dudushi: Më thuaj dikë që e ke të provuar,
Babaramo: Atë bablokun për dosjen e Dibrës
Dudushi: Po dolën disa përgjime, i dogji zoti Llala.
Babaramo: A takohet kryeministri, drekon me njerëzit e nëntokës…
Dudushi: Pse i kishte dosja e Dibrës këtë?
Babaramo: Po, do shkojë në kryeministri, do shkojë për drekë. Kanë dalë fotografitë me këta të tre në Peqin
Dudushi: Nuk i kam parë, m’i trego ti
Babaramo: Do të më çojë mish për top në një levë, ti e di janë emra të frikshëm
Dudushi: Ça thua mo, se e zbulove ti që do ta sjellësh ti levën, mos u bëj viktimë dhe hero kot. I kemi dëgjuar në shqip, ça rëndësia ka se u thanë italisht, puna është a janë të vërtetuara që jemi narkoshtet







