Lezhë- Prokuroria ka lëshuar 9 masa sigurie në kuadër të operacionit kundër tjetërsimit të pronave në zonën e Patokut dhe Shëngjin. Mes personave për të cilët janë lëshuar masa sigurie, janë edhe policë dhe zyrtarë apo ish-zyrtarë publikë.
Konkretisht, masat e sigurisë të lëshuara:
Pjetër Tuçi – Arrest me burg
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – Arrest në shtëpi
Artur Shabaku, ish-shefi i Legalizimeve – Arrest në shtëpi
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës– Arrest në shtëpi
Luiza Bala – Arrest në shtëpi
Hekuran Xhina – Arrest në shtëpi
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – Ndalim i daljes jashtë shtetit
Kol Malaj – Ndalim i daljes jashtë shtetit
Martin Ndoka, polic – Pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit
Deri më tani mësohet se bëhet fjalë për ndërtime pa leje në zonat ku janë tjetërsuar pronat. Hetimet janë ndjekur nga prokurorja e Lezhës, Iva Harka.
Vitin e kaluar, ish-kreu i Kadastrës, Gentian Malotaj u përfshi në një skandal të publikuar nga Fiks Fare ku rezultonte se kishte kërcënuar disa qytetarë lidhur me një pronë. Së fundmi, Malotaj ishte angazhuar edhe në fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit. Versus.al

