
Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekët Roland dhe Ina Xhaxho, ndërsa ka ndryshuar masën për Marta Ginën, duke e zëvendësuar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, ndaj dy mjekëve të IML, Elton Serani dhe Erindo Allo, është hequr masa e pezullimit nga detyra, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë 1 mujore.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur dy vite më parë, kur Brian Spahia humbi jetën në klinikën dentare “Splendent” pas një ndërhyrjeje në 14 dhëmbë, si pasojë e mbidozës së anestezisë.
Roland Xhaxho akuzohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ në lidhje me vdekjen e 3 vjeçarit Brian Spahiu ndërsa ndaj, Ina Xhaxhos rëndojnë dy akuza ‘mashtrim’ dhe ‘vrasje nga pakujdesia’.
Stamatologia Marta Gina të cilës Apeli i ka zbutur masën e sigurës akuzohet për ‘Vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim’.
Masat e sigurisë u dhanë ndaj tre personave pas përgjigjjesë ekspertizësmjekoligore nga Italia.
Si ndodhi tragjedia me 3-vjeçarin Brian Spahiu?
Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën më 1 tetor 2023 pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private 'Splendent' në Tiranë tronditi opinionin publik.
Gjyshi i fëmijës deklaroi se djalin e çuan tek dentisti vetëm për pastrimin e dhëmbëve, por gjatë konsultës, mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij i sugjeruan kryerjen e një operacioni, të cilin prindërit e pranuan.
Babai i fëmijës, Bledar Spahiu, tha në polici se e çoi djalin në klinikën private në Rrugën e Kavajës, ku mjeku i aplikoi anestezi totale për ndërhyrjen e rregullimit të dhëmbëve.
Pas përfundimit të operacionit, dentisti i kërkoi që fëmijën ta merrnin dhe ta çonin në shtëpi, duke dhënë edhe udhëzimet për mjekimin pasues.
Megjithatë, pasi mbërriti në shtëpi, gjendja e fëmijës u përkeqësua. Prindërit u munduan të kontaktojnë klinikën, por nuk morën përgjigje. Duke parë situatën, ata e çuan djalin në spitalin pediatrik, ku gjendja e tij konsiderohej kritike dhe u dërgua në reanimacion.
Megjithë përpjekjet intensive të mjekëve për dy ditë rresht, fëmija nuk mundi të mbijetonte. Prindërit deklaruan se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë./Versus.al
