Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka reaguar për Vox News lidhur me postimin e kryeministrit Edi Rama i cili e ironizonte edhe të mes protestuesve të tjerë që kërkonin dorëheqjen e tij.
Pyetjes se çfarë mendonte për gjuhën e përdorur nga Rama, ish-zyrtarja socialiste iu përgjigj me kritika për kryeministrin të cilit i dërgoi edhe këshilla që ngjajnë më shumë si 'mesazh i koduar'.
“Për gjuhën e tij? Si njohëse e linguistikës mund të them që ai shqipen e ka manipulative, anglishten e kupton por nuk e flet dot, ndërsa gjermanishten nuk e njeh fare, fare. Unë do t’i sugjeroja për momentin t’i përvishet gjermanishtes, se do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës dhe padyshim më shumë se anglishtja e korridoreve diplomatike…”, është shprehur Dade. Versus.al

