
Porta e vendosur që prej vitit 2023 në plazhin e Kakmoesë ku qytetarë vendas e turistë të huaj detyroheshin të paguanin për të shkuar më pas në plazh, është hequr ditën e sotme.
Këto veprime vijnë në kuadër të protestës të thirrur për ditën e dielë në orën 12:00 në këtë zonë ku qytetarët hasnin vështirësi për të aksesuar plazhin.
Ende nuk dihet se kush e ka urdhëruar heqjen e portës, por bie në sy fakti se është hequr pak ditë para prtoestës të së dielës dhe ndërkohë që vendi ‘zien’ nga protestat kundër qeverisë dhe zaptimit të vijës bregdetare. Versus.al

