
Erald Salla dhe Altin Shehaj, Asti Llupi janë të arrestuarit gjatë aksionit të policisë shqiptare pas urdhërarrestit nga Gjykata e Breshias për goditjen e grupit shqiptar.
Gjithsej u lëshuan 24 masa sigurie për anëtarët e grupit që besohet se në harkun e pesë viteve kanë trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.
Me vendim të SPAK u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanin e trafikut të drogës.
Haxhiaj gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Haxhiaj është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë, ku prej disa muajsh po zhvillonte një kurs.


